EMRI/ Arrestohet 40-vjeçari që GRABITI "Eco Market" në Yzberisht dhe kërcënoi me thikë punonjësen! (Momenti kur vihet në pranga)

9 Janar 2026, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elkjer Tafciu

Policia finalizoi operacionin “Intervent”, duke arrestuar 40-vjeçarin Elkjer Tafciu, autor i grabitjes së një marketi në Yzberisht ditën e djeshme, nën kërcënimin e thikës.

I arrestuari u kap në Rrugën e Qelqit dhe rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Punonjësja e marketit u dëmtua lehtë në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervent”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.


Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video