
Zjarri masiv që ra mbrëmjen e djeshme në lagjen 5 Maji në Tiranë, ka shkaktuar pasoja të rënda materiale dhe dëme të konsiderueshme, një prej pronareve të kapanoneve të djegura, deklaroi se zjarrëfikësit treguan neglizhencë dhe mungesë të mjeteve të nevojshme për të menaxhuar situatën.
Sipas dëshmisë së saj, zjarri filloi në një pikë të caktuar dhe se u përhap për shkak të paaftësisë së forcave zjarrfikëse për ta izoluar. Gjithashtu pronarja e shqetësuar u shpreh se, kishte një mungesë totale të ujit.
"Ujë, ku ka ujë? Këto janë tre elementët që duhet të shojë një zjarr. Uji është i fundit. Po të kishin njëri nga këto elementë, do ishte... policia s'ka nevojë fare... do ishte shuar gjithë kjo katastrofë.
Zjarri filloi këtu dhe mori nga lart. I thonim zjarrfikëseve, shuajte zjarrin këtu dhe asgjë. Ishte neglizhencë totale. Ujë nuk kishte. Ujin e kanë marrë nga larg. Shikoni tubacionet e ujit. Zjarrfikset ishin, zjarrfikse që janë jashtë standartit.
Nuk e di, ne do hyjmë në Europë me zjarrfikse të viteve '80 dhe '90? Nuk e di, këto emergjencat speciale se çfarë materialesh marrin dhe çfarë aparaturash për të shuar zjarrin.
Domethënë, s'kishte, s'kishte ujë. Mua më janë shkaktuar shumë dëme. Unë jam një nga... që më e dëmtuara më shumë. I kisha gati pothuajse dy kapanoni dhe ky kapanoni këtu dhe ky mund të ishin shpëtuar. I pari ka marrë ky këtu.
Dhe kur kam ardhur unë, të dy kapanonët nuk kishin zjarr. Zjarri ishte vetëm këtu. Ka kaluar zjarri nga lart dhe nga lart ka marrë të gjithë kapanonët", tha pronarja.