Detaje të REJA nga aksioni i SPAK për DOSJEN Balluku/ Kontrolle në disa biznese Tiranë, Fier dhe stafi i zv.kryeministres!

9 Janar 2026, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku

Detaje të reja nga aksioni i SPAK për kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke përfshirë banesën dhe zyrën e një biznesmeni.

Kontrollet lidhen kryesisht me procedurat e dyshuara për tenderat e loteve të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet se janë kryer shkelje ligjore dhe favore të dyshimta ndaj bizneseve të përfshira.

VoxNews ka mësuar se janë 20 vendime kontrolli biznesesh në Fier e Tiranë dhe kontrolle për stafin e Belinda të miratuara nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Kuvend një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

SPAK vijon hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 10 procedura të tjera.


Video