FOTO/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, pamje nga tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv!

9 Janar 2026, 14:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë

Tregu i “5 Majit” në Tiranë është shkrumbuar plotësisht pas zjarrit masiv që përfshiu të gjithë kapanonet mbrëmjen e djeshme më 8 janar për shkaqe ende të pakonfirmuara zyrtarisht, por që dyshohet se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike.

Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë kanë mbetur vetëm llamarina dhe rrënojat e kapanoneve të tregtarëve, të cilët kanë deklaruar se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty.

Siç shihet në këto pamje, fillimisht nga një strukturë ka dalë tym dhe më pas flakët përhapen me shpejtësi.

Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, megjithatë shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.

Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht.



Video