Fluks i madh pushuesish, rëndohet trafiku në Durrës. Radhë të gjata edhe në Qafë Botë

15 Gusht 2026, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë - Durrës

Trafik i rënduar në rrugët nacionale që përshkojnë Durrësin. Rruga që lidh autostradën Tiranë -Durrës me Plepat e që shkon në plazhet e Durrësit, Kavajës e kryesisht në ato të jugut ka disa orë që ka një trafik të rënduar.

Bregdeti shqiptar ka tërhequr pushuesit edhe nga ana tjetër e kufirit. 

Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00 të kësaj të shtune, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë të Kosovës.

Edhe në Qafë Botë është krijuar radhë në dy anët e kufirit, ku të dhënat tregojnë se kanë hyrë e dalë 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.


Video