
Kryeministri Edi Rama u ngrit në këmbë duke diskutuar me të pranishmit në studio teksa Blendi Fevziu shpjegonte shifrat e inceneratorëve.
Ndërkohë që ndodhte kjo, Rama filloi të fliste me një pensioniste në panel. Gjatë diskutimit të Ramës me të, Fevziu nxorri nga xhepi 70 mijë lekë të vjetra aq sa ishte pensioni i një gruaje duke thënë se ajo nuk mund të mbulonte asnjë shpenzim me ato para.
“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo.
Më pas Fevziu e thërret sërish pensionisten, e cila i tha se rreth 60 mijë lekë në muaj blen ilaçet e diabetit.
Rama këmbënguli duke i thënë se ato janë me rimbursim. Gruaja ia mohoi këtë gjë. Më pas kryeministri i tha se do ta shohë pas emisionit si rast.