Eskortat, reklama në Telegram! Vajzat nga Kina e Filipinet, pagesa deri në 400 euro

24 Gusht 2024, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eskortat, reklama në Telegram

Ka marrë fund arratia e 38-vjeçares kineze e cila në bashkëpunim me një 52 vjeçare drejtonin një rrjet prostitucioni.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy tutoret kineze, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajza kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy tutoret kineze me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Nëpërmjet këtij shantazhi policia ka dokumentuar një rast 38 vjeccarja i ka marrë një prej vajzave 15 mijë euro.

Por jo vetëm faqja Escort Tirana por dhe në rrjete të ndryshme sociale dhe kryesisht në telegram ky aktivitet reklamohet hapur. 

Top Channel ka kryer një vëzhgim ku me një kërkim të shpejtë dalin dhjetëra vajza të kombësive të ndryshme të cilat janë të hapura për takime me pagesë. Disa shfaqen vetëm me foto provokuese dhe një numër telefoni ndërsa të tjera reklamohen duke ofruar shërbime masazhi.

Tashmë është shndërruar në fenomen mbërritja e këtyre vajzave në vendin tonë. Ato marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e prostitucionit kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro. Prostitucioni në apartamente të marra me qira ka sjellë dhe vepra të tjera penale ku këto vajza kanë rënë pre e grabitjes ngjarje të cilat hetimi i policisë nuk ka mundur dot të thellohet pasi pas incidentit vajzat largohen nga vendi ynë.

Video