EMRI+FOTO/ U kap me 18 pako kokainë, ja kush është personi i arrestuar!

16 November 2023, 12:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI+FOTO/ U kap me 18 pako kokainë, ja kush është personi i

Zyrtarët e Doganave dhe Policia e Malit të Zi kanë zbuluar mëngjesin e sotëm 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, në pranga ka rënë shtetasi i Shqipërisë, Arvid Halili.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga Halili, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”. 

Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.



Video