EMRI/ Vdes punonjësi i agjencisë te 'Kapelja' në Vlorë, familjarët: E kanë vrarë dhe grabitur!

21 August 2023, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Vdes punonjësi i agjencisë te 'Kapelja' në

Pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës.

Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata, "ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete".

Policia bën me dije se automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spita, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.


Video