EMRI/ Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së në Tiranë, arrestohet pronari i një baxhoje në Durrës!

22 Shkurt 2024, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Perla Bulmet

Namik Koçi, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).

Sipas policisë 43-vjeçari, pronar i një baxhoje në Durrës, ‘Perla Bulmet’ ka tentuar se të korruptojë drejtorin e AKU-së duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e produkteve të baxhos së tij.

Njoftimi i policisë:

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Hetime për Namik Koçin i kaluan SPAK, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Video