EMRI+VIDEO/ Policia "FILM" AKSION në aksin Tiranë-Elbasan, prangos kreun e organizatës së drogës!

29 July 2025, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI+VIDEO/ Policia "FILM" AKSION në aksin Tiranë-Elbasan,

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg.

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili konsiderohet person  me rrezikshmëri shoqërore.

Sipas bluve, ai tentoi t’i ikte policisë me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën “Tiranë–Elbasan”, por u vendos në pranga.


Ilir Kociaj alias Koçiaj raportohet se ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”.

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.

Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:

-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.


Video