“Dashuria dhe pija na bashkonte”/ Rrëfehet autori i vr*sjes së 52-vjeçares në Pogradec: Ajo më dhunonte!

29 July 2025, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dashuria dhe pija na bashkonte”/ Rrëfehet autori i vr*sjes
Ilirjan Selmani/ Kozeta Teço

Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teços ka bërë rrëfimin e parë, ku tashmë ka pranuar vrasjen e të dashurës së tij prej 3 vitesh.

Në rrëfimin e tij për ngjarjen, 31-vjeçari shprehu dashurinë për atë që i mori jetën, duke u thënë uniformave blu se nuk i bënte përshtypje hendeku i moshës mes tyre.

Kjo pasi i bashkonte dashuria. Por së fundmi, viktima e cila raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, kishte nisur ta dhunonte. Pikërisht për këtë arsye, i riu tregoi se edhe e kishte vrarë.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte," rrëfehet 31-vjeçari në Polici.

I riu Ilirjan Selmani kishte prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, të cilën e vrau një ditë më parë brenda banesës së saj në Pogradec.

“Dashuria dhe pija na bashkonte”/ Rrëfehet autori i vr*sjes
Kozeta Teço

Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe i ka marrë jetën të dashurës së tij.

Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë. Por u identifikuar nga kamerat e sigurisë.


Video