Mori PENG 19-vjeçarin dhe e mbajti në automjet, arrestohet i "FORTI" i Sarandës!

25 September 2025, 10:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mori PENG 19-vjeçarin dhe e mbajti në automjet, arrestohet i
Françesko Mani: 19 vjeçari që u mor peng

Geraldo Obzova, 33-vjeç ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi mori me forcë dhe mbajti për disa minuta në automjetin e tij tip 'Benz' një 19-vjeçar.

E gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti mes të rinjve një ditë më parë në fshatin Metoq.

Fillimisht Françesko Mani nuk ka pranuar para bluve se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme rrëzuan poshtë dëshminë e të riut.

33-vjeçari Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike”, konsiderohet nga policia e Sarandës person me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.


Video