EMRI/ Ja kush është 32-vjeçari që vodhi dy makina në Tiranë brenda ditës

25 July 2023, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Ja kush është 32-vjeçari që vodhi dy makina në
Makina e aksidentuar

Florjan Fejza është 32-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme nga policia, pasi vodhi 2 makina në një hark të shkurtër kohor.

Në rastin e makinës së parë me të cilën bëri aksident, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës. Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur.

Kur policia u rikthye për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma.

Në ndjekje shkaktoi një tjetër aksident në autostradë. 32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave.

Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.


Video