EMRAT/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra nga bashkëkombasit e tij në Angli

1 June 2022, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra nga bashkëkombasit e
Vendi i ngjarjes

Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u vra me thikë nga disa bashkëkombës të tij në Bristol, Angli. Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima është 32-vjeçari Aranit Lleshi. 

Ai u përfshi në një sherr masiv me disa bashkëkombës të tjerë nga ku mbeti i plagosur me thikë. Ai nuk arriti dot t'ju mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.

Nga sherri mbetën të plagosur dhe 6 persona të tjerë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar shqiptarët: Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç, Rinush Behari, 32 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj.


Video