EMRAT/ Tragjedia në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë identifikuar 4 shqiptarë mes viktimave, presim përgjigje për një tjetër

4 March 2023, 15:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Tragjedia në Greqi, Ministria e Jashtme: Janë identifikuar 4
Pamje nga tragjedia

Deri më tani janë identifikuar 4 shqpitarë mes viktimave nga tragjedia e përplasjes së trenave në Larisa të Greqisë.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka deklaruar se pas komunikimit me autoritetet greke, viktimat shqiptare janë identifikuar si shtetasit Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Ndërkohë pritet identifikimi me anë të testit të ADN për një tjetër shqiptar të zhdukur.

Njoftimi: 

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.


Video