Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku 56-vjeçari Latif Paja ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt fqinjit të tij, 40-vjeçarit Klajdi Jakupi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit bregdetar dhe mësohet se Paja dhe Jakupi ishin konfliktuar për antenën e televizorit. 40-vjeçari ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë e të shtënave është dëmtuar vetëm automjeti i tij.
Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga 56-vjeçari Latif Paja, si dhe ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.
Vijin puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”