Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Peshkopisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 46-vjeçari Besnik Selxhaferi ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi. Krimi ka ndodhur rreth orës 17:55 pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes Selxhaferin, ndërsa Delishi është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.