Detajet nga atentati në Shkodër: Ismet Çekorja mori 7 plumba në trup, ekzekutimi u krye nga një person i vetëm

2 September 2022, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet nga atentati në Shkodër: Ismet Çekorja mori 7 plumba
Ismet Çekorja

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar pasditen e sotme në Shkodër ku u vra 57-vjeçari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai është qëlluar me breshëri arme zjarri në mes të rrugës në lagjen Kiras dhe ka marrë 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

Çekorja ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Shkodrës.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm, i cili pas krimit u largua nga zona dhe humbi gjurmët.

Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarë në zonë për të marrë ndonjë informacion të vlefshëm mbi identifikimin e autorit.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekores, i cili është shpallur në kërkim për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur po në Shkodër mbrëmjen e 25 Gushtit, në bashkëpunim me Tornado Fushën.

Katër ditë më parë, Ismet Çekorja i cili u ekzekutua sot dha një intervistë për mediat ku shfajësoi të birin, ndërsa akuzoi se po sulmoheshin nga banditët me pushtet.

Ai akuzoi gjithashtu dhe policinë se i rrethon shtëpinë sa herë në Shkodër ka ngjarje kriminale.

 


Video