Ardi Veliu rivesh uniformën pas një viti, prezantohet si Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

2 September 2022, 18:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ardi Veliu rivesh uniformën pas një viti, prezantohet si Drejtori i ri
Ardi Veliu

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar ditën e sotme si Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Dy ditë më parë ai u liruan nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, teksa në krye të AMP-së do të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun.

Ky i fundit pritet të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Gledis Nanos.

Njoftimi:

U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendēson nê këtë post zotin Muhamet Rrumbullaku.

Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.

Falë punës këmbëngulëse dhe intensive të AMP nën drejtimin e z. Rrumbullaku, Agjencia ka kaluar përmes një procesi transformues duke u shndëruar në pararojë e zbatimit të ligjit në kuadrin e goditjes së fenomeneve negative si paligjshmëria dhe korrupsioni në rradhët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rezultatet e arritura nga AMP gjatë kësaj periudhe, e kanë bërë Agjencinë një nga institucionet më të mbështetura nga publiku sa i përket reagueshmërisë dhe zbatimit të ligjit.

Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pas një përvoje të gjatë menaxheriale në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai u angazhua për vijimin e punës, në thellimin e reformave të nisura.


Video