Ekzekutoi BIZNESMENIN SHQIPTAR në Itali, bashkëatdhetari pranon krimin: Kishim një konflikt për...

10 Janar 2025, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Kaja

Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori.

Ka qenë vetë 50 vjeçari që ka shkuar në polici bashkë me avokatin e tij, duke deklaruar se ka kryer vrasjen.

Ai ka deklaruar se është ngjitur në një mur që rrethonte kompaninë, ka pritur derisa ka mbërritur 52 vjeçari dhe më pas e ka qëlluar.

Sipas raportimeve, disa javë më parë ata kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.

Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij pasi nuk iu përgjigjej telefonatave.

Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

 

Video