VIDEO/ Çim Kazazi nga Librazhdi, shqiptari HERO bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

10 Janar 2025, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çim Kazazi me origjinë nga Librazhdi

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi jetën e tij duke u futur mes ujit të rrëmbyeshëm për të shpëtuar një grua me makinë që rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Leicestershire, ku pati edhe përmbytje masive. 

Shqiptari është identifikuar si Çimi Kazazi, pronar i një restoranti me kuzhinë italiane, që jeton prej 20 vitesh në Angli dhe me origjinë nga Librazhdi.

Ai kaloi nëpër ujin e ngrirë për të nxjerrë gruan nga makina e saj dhe për ta sjellë në lokalin e tij.

@skynews "She was traumatised." Pub owner Cimi Kazazi rescued a stranded motorist from her car in Great Glen, Leicestershire amid floods. #pubowner #floods #ukweather #leicestershire ? original sound - Sky News

Gruaja thuhet se po përpiqej të largohej nga zona, kur makina e saj u bllokua.

Video