Luis Çela është dënuar me pesë vite e katër muaj burg nga Gjykata e Posaçme për trafik të lëndëve narkotike.
Ai ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivonin kanabis me qëllim transportimin drejt Greqisë.
Njoftimi i SPAK:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ?ështjes penale nr. 32 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurit Luis (Argen) Çela, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 2, datë 09.01.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 284, paragrafi i parë dhe 28, pika 4, të K.Penal dhe duke u bazuar edhe në nenin 334, pika 1, të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Luis (Argen) Çela për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, të pandehurit Luis (Argen) Çela i jepet një dënim i vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.
Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Luis (Argen) Çela i ulet një e treta e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të pandehurit Luis (Argen) Çela i fillon nga dita e arrestimit, datë 13.09.2024, dhe të kryhet në një institucion të sigurisë së lartë.
2. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit.
3. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit. Tiranë, më datë 09.