Telefonata e 21-vjeçares që alarmoi dje Tiranën, policia shpall në kërkim 4 të rinj

10 Janar 2025, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astir

Katër djem u shpallën në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme në Astir,  ku ndërhyri policia për të nxjerrë nga apartamenti një vajzë 21 vjeçare në gjendje të rënduar psikologjike refuzonte të hapte derën.

Djemtë kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja. Ata janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit.

Ndërkohë i dashuri i vajzës është identifikuar si Joni Sadikaj.

Video