Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person është vënë në pranga nga forcat operacionale në Policinë e Shtetit, fill pas marrjes së 'porosisë' me anë të postës.
Burime bëjnë me dije për Voxnews.al se i riu kishte porositur 1 kg lëndë narkotike kanabis me anë të postës nga Britania e Madhe.
Porosia mbërriti në destinacion në zonën e Liqenit të Thatë, aty ku dhe u arrestua personi që kishte porositur lëndën narkotike.
Personi që dërgon lëndën narkotike nga Britania e Madhe në Shqipëri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka kryer të paktën 12 ngarkesa të tilla drejt vendit tonë.
Pritet njoftimi zyrtar në ditët në vijim nga Policia e Tiranës.