E RËNDË në KURBIN/ Ndërron jetë 32-vjeçarja, pamjet nga vendngjarja (Foto)

20 Shtator 2023, 09:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin, ku një 32-vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

E RËNDË në KURBIN/ Ndërron jetë 32-vjeçarja,

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës  ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video