
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar shqiptar.
Sipas medieve italiane Roland Çizmja është aksidentuar teksa po transportonte një ekskavator në shpatin e Colletto Santuçi, Itali.
Ai u gjet në anën tjetër të rrugës me një plagë në kokë. Rolandi ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve.
“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë.
Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, tha Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.