E RËNDË në Durrës/ I shau të vëllain, i mituri grushton për VDEKJE 55-vjeçarin!

12 Nëntor 2025, 11:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Durrësi

Një 55-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë pas një sherri me një 16-vjeçar.

Policia bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur 4 ditë më parë në Shkallnur të Durrësit.

Sipas tyre gjithçka ka nisur pasi 55-vjeçari kishte sharë dhe i kishte folur keq një fëmije.

Fëmija ishte ankuar te vëllai i tij dhe ky i fundit ka shkuar dhe e ka goditur me grushte disa herë 55-vjeçarin.

I cili u dërgua menjëherë në gjendje të rëndë në spital, ku disa ditë më vonë ndërroi jetë.

Adoleshenti është arrestuar nga policia.


Video