Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah ankandet fiktiv...
4 Tetor, 19:29Fokus
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një grua 31-vjeçare është djegur me benzinë nga bashkëshorti.
Ky i fundit, Bledar Trëndafili, ka shkuar në banesën me qira të gruas ku e ka lyer me benzinë dhe i ka vendosur flakën.
Gruaja Melisa Trëndafili ka mbetur e plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit.
Burime policore bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që blutë e Korçës janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.
Komshinjtë që panë ngjarjen bëjnë me dije se autori i ka vendosur flakën gruas në rrugë, duke i hedhur benzinë e me pas duke i vënë zjarrin.
Ata tregojnë se çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që autori njihet si konsumues alkooli.