Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një pjesëtar i Forcave të Armatosura është gjetur i pajetë pasditen e së mërkurës në Gjirokastër.
Bëhet e ditur se, Ibrahim Ahmetaj rreth 27 vjeç është gjetur i vetëvarur nga familjarët, në afërsi të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt kryerjes së këtij akti ekstrem.