
Një histori e pazakontë tentativë grabitjeje është regjistruar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një vilë në afërsi të “Kopshtit Botanik” rreth orës 21:30 të mbrëmjes.
Grabitësi me identitetin T. Neziri i është afruar vilës me një kuti picash në dorë dhe i ka rënë ziles me strategjinë që nesë do i dilte dikush do i prezantohej si shpërndarës picash.
Pasi i ka rënë ziles ka qëndruar në pritje për të konstatuar nëse kishte familjarë në të, pak momente më pas ka arritur të hapë derën kryesore.
Në këtë moment ka qenë pronari i ndërtesës, i cili ishte në shoqërinë e katër miqve të tij, që ka konstatuar hyrjen e paligjshme.
Duke ndërhyrë për ta kapur grabitësin, palët janë konfliktuar me njëri tjetrin, madje agresori mësohet se ka përdorur dhe mjete të forta duke plagosur si pronarin e shtëpisë por edhe personat e tjerë.
Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” ndërsa ndaj T. Nezirit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Avokati i të akuzuarit Detar Hysi, ka bërë të ditur se klienti vijon të marë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe për pronarin e shtëpisë me inicialet B.B.