E pazakontë / Ish-i dashuri nga Zvicra urdhëroi t'i digjnin makinën vajzës në "Astir", në kërkim dy maqedonas

20 January 2024, 15:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pazakontë / Ish-i dashuri nga Zvicra urdhëroi t'i digjnin
Makina

Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të djegies në një ‘Audi’ në zonën e Unazës së Re në Astir.

Personat me banim në Maqedoninë e Veriut i vunë flakën makinës së një vajze. Sipas Report Tv, e reja Xh. T. nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Zvicra pas një ndarje në një lidhje dashurie që kishte pasur atje me një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Kthimi në Tiranë ishte pas fjalëve të ish të dashurit që do i digjte makinën nëse do e linte, por Xh. T nuk e imagjinonte asnjëherë se mund të arrinte deri në këtë pikë.

Makina e vajzës u dogj gjatë natës së 4 janarit në rrugën “Astrit Losha” në Astir dhe dyshimet e para u lidhën për një djegie aksidentale, por pasi hetimet avancuan nga agjentët e Komisariatit nr. 6, situata ishte krejt ndryshe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin 2 persona të cilët afroheshin pranë makinës tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, i vënë flakën dhe largohen.

Pasi Xh. T. u mor në pyetje ajo u rrëfeu hetuesve se ish i dashuri nga Maqedonia e Veriut e kishte kërcënuar se do i digjte makinën pasi e kishte lënë, por nuk e kishte marrë seriozisht.


Video