E moshuara s’kishte paguar dritat, zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në Tiranë

8 July 2022, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E moshuara s’kishte paguar dritat, zbardhet shkaku i zjarrit që i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është zbardhur shkaku i zjarrit që ra tek banesa në zonën e Maternitetit të ri, ku si pasojë e asfiksimit humbi jetën një foshnjë 6 muajshe. Dyshohet se kanë qenë flakët e qiririt të cilat kanë shkaktuar zjarrin fillimisht në bodrum dhe më pas në të gjithë banesën.

Mësohet se e moshuara Janulla Lilaj nuk kishte paguar energjinë elektrike. Teksa ndodhej vetëm në banesë me nipin e saj, gjyshja kishte ndezur qiriun dhe e kishte vendosur mbi komodinë.

Të moshuarën e ka zënë gjumi dhe komodina ku ishte vebndosur qiriri ka marrë flakë dhe më pas është përhapur në të gjithë banesën.

E moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë dhe ka harruar nipin e saj 6 muajsh brenda.

Edhe banorët të zonës konfimrojnë se rreth katër orë para ngjarjes, e moshuara Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë.


Video