Kaloi protesta, Bordi i "Çetit" rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

8 July 2022, 15:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaloi protesta, Bordi i "Çetit" rrit sërish çmimin
Bordi

Për të katërtën ditë me radhë, Bordi ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Pas dy ditësh, Bordi ka vendosur sot rritjen e çmimit të naftës dhe kjo vjen një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Bordi ka vendosur çmimin me pakicë 240 lekë/litri për naftën, nga 235 lekë që ishte. Po ashtu është rritur dhe çmimi i benzinës, e cila do të tregtohet me pakicë me 233 lekë/litri nga 227 lekë/litri që tregtohej deri më sot.

Çmimet e reja do të futen në fuqi prej orës 18:00 të pasdites së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Video