Dy vëllezër shqiptarë kapen me 4 milionë euro kokainë në Irlandë (EMRAT)

7 August 2023, 20:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy vëllezër shqiptarë kapen me 4 milionë euro kokainë
Gentian dhe Donatel Dodaj gjatë paraqitjes në gjykatë

Një gjykatë në Irlandë ka lënë në burg dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas rumun, të arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë pak kohë më parë, ku u sekuestrua edhe një sasi e madhe kokaine.

Në pranga janë vënë vëllezërit Gentian dhe Donatel Dodaj, 39 dhe 22-vjeç si dhe një 22-vjeçar rumun Daniel Afedoaei, pe profesion mekanik.

Të tre të akuzuarit vendosën të mos reagojnë gjatë seancës gjyqësore.
Ata u arrëstuan në qytetin Cork me një sasi prej 60 kilogram kokainë, me një vlerë prej rreth 4 milionë e 300 mijë euro.


Video