Shfrytëzonte dy të mitur dhe mblidhte nga 5 mijë lekë te parkingu falas, arrestohet 37-vjeçari

7 August 2023, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shfrytëzonte dy të mitur dhe mblidhte nga 5 mijë lekë te
Foto ilustruese


Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi u merrte para qytetarëve për parking në një zonë që ishte falas.

Policia thotë se për kryerjen e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm, 37-vjeçari kishte punësuar dy fëmijë të mitur.

Njoftimi i policisë:

Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari.

Ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, për të kontrolluar nëse kanë të punësuar shtetas të mitur, në kundërshtim me specifikat e ligjit për këtë veprimtari, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtyre aktiviteteve, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i paligjshmërive në të dyja këto fusha.

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.


Video