
Dy aksidente më vdekje në punë janë regjistruar këtë të mërkurë në Domje, ku dy punonjës kanë humbur jetës gjatë punës.
Policia e Tiranës njofton se një 69-vjeçar gjatë punimeve në një objekt në Domje, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën. Një prej administratorëve është arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Ndërsa po ashtu një tjetër aksident është regjistruar në Domje, ku një 75-vjeçar gjatë gjatë riparimit të një porte, dëmtuar prej mekanizmit lëvizës dhe ka humbur jetën. Policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti në fshatin Domje, ka rënë nga lartësia, punonjësi i subjektit që bashkadministronin 2 shtetasit, shtetasi B. A, 69 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e 61-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë riparimit të portës së banesës së tij, në fshatin Domje, është dëmtuar prej mekanizmit lëvizës, shtetasi I. R., 75 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.