Dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, arrestohet noterja në Tiranë

5 Gusht 2025, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Majlinda Demollari

Një notere është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi ishte shpallur në këkrim për shpërdorim të detyrës.

Noterja Majlinda Demollari akuzohet se ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.

Më herët në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar një 31-vjeçar që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.


Video