Nis në Apel SEANCA për çështjen “Bankers”!

5 Gusht 2025, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bankers”

Ka nisur sot në Gjykatën e Apelit procesi ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me çështjen e “Bankers”.

Personat e arrestuar kanë apeluar masat e sigurisë që ishin vendosur nga Gjykata e Fierit më 5 korrik.

Personat akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Seanca e parë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.

Ndërkohë jashtë ambienteve të gjykatës janë parë edhe përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë.

Kujtojmë që Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”.

Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.


Video