Dosja "SASPAC", Ermal Kurtulaj del nga qelia!

30 July 2026, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "SASPAC", Ermal Kurtulaj del nga qelia!
Ermal Kurtulaj/ Ilir Beqaj

Me vendim të GJKKO, Ermal Kurtulaj është liruar nga qelia dhe është vendosur nën arrest shtëpie.

Kërkesa e tij për zbutje të masës së sigurisë erdhi pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në SPAK.

GJKKO i la afat 30 ditë prokurores Elida Kaçkini të plotësojë hetimet duke i caktuar disa detyra.

Kurtulaj akuzohet për korrupsion pasiv, shkelje në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe mashtrim në bashkëpunim.

Edhe ish-ministri Ilir Beqaj njëherazi ish drejtor i SASPAC pritet t'i drejtohet GJKKO për zëvendësim mase.


Video