Dosja ‘Balluku’, GJKKO nuk liron Evis Berberin, rrëzohet kërkesa e ish-kreut të ARRSH për dalje nga burgu me garanci pasurore

22 May 2026, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja ‘Balluku’, GJKKO nuk liron Evis Berberin, rrëzohet
Evis Berberi

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg në këmbim të garancisë pasurore.

Vendimi u dha nga gjyqtare Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit.

Ish drejtori i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit mars të vitit 2024 , si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.


Video