Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, është shtyrë sërish.
Avokati i Jetmir Olldashit paraqiti kërkesë për shtyrje, për arsye shëndetësore.
Pas mungesës së avokatit Sefa, gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për në datën 22 maj ora 10:00.
Avokati i cili po mbron, Geron Xhafën, Ardian Visha kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.
‘Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Asamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur sëmuret avokati mungon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht.’- tha Visha.
Seancën e mëparshme mungoi avokati i Salianjit.