Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zjarri në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e kaluar u shkaktua nga dy të ndaluarit Arben Mici, i cili ndërroi jetë si dhe nga Dilaver Idrizi, me qëllim për t'u arratisur.
Dy të ndaluarit kanë ndezur zjarrin me çakmak, të cilin efektivët nuk ua kanë hequr duke shkelur në këtë mënyrë dhomat e izolimit.
Ata i kanë vënë flakën rrobave për të krijuar kaos dhe të arratiseshin.
Plani është krijuar mes Arben Micit dhe Dilaver Idizit.
Arben Mici, i ndaluar për dhunë në familje, kishte të hënën seancën në gjykatë, ndërsa Dilaver Idirizi doli një ditë më parë.
Idrizi pas vendimit të gjykatës do të kalonte sot në paraburgim, ndërsa pritet që të përballet me një tjetër akuzë.