Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr i rënë në dhomat e qelisë së komisariatit nr.5 të qytetit të Kamzës.
Viktima është Arben Mici.
I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës.
Ndërkohë që i plagosuri tjetër është Dilaver Idrizi, 62-vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, dyshohet se është autori i të gjithë kësaj ngjarje të rëndë.
Dyshohet se Dilaver Idrizi i ka vënë flakën qelisë ku flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në dhomat e paraburgimit në Kamëz. Idrizi ishte arrestuar pak ditë më parë. Ai kishte hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni i katit të tretë.