Dogjën dy makina, arrestohen katër adoleshentët në Korçë

19 March 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dogjën dy makina, arrestohen katër adoleshentët në
Makinat e djegura në Korçë

Katër adoleshentë janë vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se janë autorët e djegies së dy makinave mëngjesin e sotëm.

Policia thotë se "për motive të dobëta" ata u kanë vënë zjarrin dy makinave, teksa janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë duke kryer krimin.

Një prej tyre është 18-vjeç dhe tre të tjerët janë minorenë, përkatësisht dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip "BMë" të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip "Benz", të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Video