Digjet shtëpia në Gjirokastër, policia jep detajet

18 July 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet shtëpia në Gjirokastër, policia jep detajet
Ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Kolonjë të Lushnjes. Mësohet se zjarri nga shpërthimi i bombolës së gazit ka shkrumbuar banesën e personit Luan Hoxha. 

Ndërkohë që fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka të lënduar në njerëz. Po ashtu bëhet me dije se bombola ka shpërthyer në momentin që zonja e shtëpisë po gatuante.

Njoftim i policisë: 


Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video