Një gomone ka dëmtuar një të mitur pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës
Burime zyrtare njoftojnë se shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.
Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e gomones për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se disa ditë më parë u regjistruar një aksident i tillë, ku një gomone përplasi një çift teksa po qendronin në shezllong në breg të detit. Si pasojë e përplasjes, i riu Agustin Sefa ndodhet në gjendje të rëndë.