Digjet sërish banesa në Elbasan

1 February 2023, 00:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet sërish banesa në Elbasan
Ilustrim

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen 5 Maji.

Nga flakët u përfshi një banesë prej druri në pronësi të një gruaje me iniciale L.H.

Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Kjo pasi mësohet se nuk është hera e parë që kjo banesë përfshihet nga flakët.

Shkaqet mbeten të paqarta dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Video