Dhunë në familje, drogë, përndjekje dhe vjedhje, 8 të arrestuar në Tiranë

8 January 2025, 15:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunë në familje, drogë, përndjekje dhe vjedhje, 8 të
Policia e Tiranës

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, për krime të ndryshme, në tre raste dhunë në familje, si dhe për vjedhje dhe përndjekje.

Dy persona janë arrestuar për shkelje në trafik, një për vjedhje, një për përndjekje dhe një me lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin Zh.T, 29 vjeç, sepse në rrugën “Mysylm Shyri”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin B.P, 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 20-vjeçare.

Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin P.B, 26 vjeç dhe proçedoi në gjendje të lirë një 17 vjeçar, pasi në “Don Bosko” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetases M.V.

Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasit :

T.Ll, 68 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

E.R, 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe thjeshtrit të tij.

Komisariati i Policisë Nr.5, arrestoi në flagrancë shtetasin M.H, 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

A.H, 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

F.T, 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video