Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi është asfiksuar nga tymi për shkak se dhoma e hotelit në pronësi të tij, ku ai po qendronte është përfshirë nga zjarri.
Viktima është shtetasi Llambri Marku, 60 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes së djeshme.
"Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur." thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes